FRODEM: Të zgjidhen delegatë të rinj në kongresin e jashtëzakonshëm


Nga ana tjetër partia FRODEM, ka kërkuar që VMRO-DPMNE nëpërmjet kumtesës t’i ftojë anëtarët në veprim të arsyeshëm dhe sipas statutit. Ata thonë se termini i caktuar është jo sipas statutit dhe se e njëjtë është në dobi të strukturave kriminale dhe armiqve të partisë.

“Me dorëheqjen e Gruevskit është në dorëheqje edhe Komiteti Ekzekutiv i cili nuk ka të drejtë të sjellë kurrfarë vendime, kështu që KE duhet që të miratojë vendim për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë në pajtueshmëri me dispozitat e statutit. Komiteti Ekzekutiv duhet që në mënyrë demokratike të zgjedhë delegatë të kongresit të jashtëzakonshëm dhe ta konstatojë numrin maksimal të delegatëve, ndërkaq pas miratimit të vendimit për kongres të jashtëzakonshëm dhe miratimit të kritereve për zgjedhje dhe numër të delegatëve, të zgjidhet trup i përbashkët koordinativ i përbërë nga anëtarët e tanishëm të Komitetit Qendror dhe Komitetit Ekzekutiv të cilët nuk janë të dyshuar dhe akuzuar nga asnjë bazë. Deri në mbajtjen e kongresit me partinë të udhëheqë trupi i ri koordinues e cila do të përgatis draft ndryshime dhe plotësime të statutit dhe do të mundësojë që edhe komitetet komunale dhe lokale të partisë në mënyrë demokratike të zgjedhin delegatë për kongresin në të cilin do të zgjidhet lideri i ri dhe trupat dhe organet e reja të partisë”, thonë nga FRODEM.