Franca kërkon qasje të re për negociatat, e mundur shtyrja e vendimit për Maqedoninë e Veriut


Franca dëshiron të dorëzojë propozim për metodologji të re në bisedimet për anëtarësim në BE javën e ardhshme në takimin ministror në Luksemburg, me çka për herë të tretë të anulohet vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për pozicion zyrtar për tani, Parisi konsideron se procesi negociues për anëtarësim siç është tani nuk është mjaftueshëm i suksesshëm, mes tjerash për shkak asaj që vendet që veçmë negociojnë janë shënuar ngecje ose regres, shpjegojnë burimet diplomatike në Bruksel për MIA.

Ambasadorët e vendeve anëtarë të BE-së më së voni nesër përsëri do të mblidhen lidhur me këtë, por edhe për propozimin francez për herë të tretë të anulohet vendimi për fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në mars 2020.

Parisi propozon të vendoset në konkluzat fjali e ngjashme me ata të deritanishme e cila angazhohet të “kthehet në çështjen” në mars, ndërsa do të kërkojë që KE të përgatis raport edhe krahas asaj që raportet e rregullta për progresin e vendit të rajonit janë paraparë në prill 2020.

Disa vende anëtare të BE-së nuk janë kundër revidimit të procesit negociues për zgjerimin, por thonë se nuk guxon ajo të sjell edhe deri te një anulim i vendimit.

Me qëndrim të ngjashëm sot është deklaruar edhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han.

“Çdoherë ka hapësirë për përmirësim dhe unë jam i fundit që do të thoshte se nuk ka, çdoherë mund të flisni për metodologji, nuk duhet të mbyllim sytë, por nuk duhet të mbahet peng”, ka thënë sot Han.

Në Bruksel sot intensivisht po spekulohet se edhe presidenti francez, Emanuel Makron do të mund të jetë më fortë kundër vendimit për hapjen e negociatave pasi kandidatja e saj për komisar, Silvi Gular është refuzuar nga ana e PE-së.

Komisari Han poashtu konsideron se do të ishte “gabim i madh politik” të ndahen dy shtetet, siç tha sot, por nëse nuk është e mundur vlerëson se “është më mirë një se sa asnjë”.

“Jam i sigurt se do të ketë vendim pozitiv për bisedimet, nuk mund të zbuloj detaje në këtë moment, në diplomaci patjetër të shihni punët individualisht, por ka gatishmëri për gjetjen e zgjidhjes, punët vijojnë dhe kjo është sjellje e zakonshme në BE ku lihet deri në moment të fundit”, ka deklaruar komisari Han në takimin me gazetarët në Bruksel.

Komisari ka thënë se Maqedonia e Veriut ka treguar rezultate në gjitha fushat dhe vendi i vetëm pa asnjë çështje të hapur bilaterale, derisa Shqipëria ende ka probleme politike në plan vendor edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret që janë kërkuar prej saj.

“Shumë pak vende hezitojnë për fillimin e bisedimeve, ndërsa hapja e bisedimeve qasëse është hallkë më e mirë që të sjellim ndryshime”, ka shtuar komisari Han.