(Foto)Duke mbrojtur doktoratën, Gruevski u lavdërua me sukseset ekonomike


Duke u lavdëruar për sukseset ekonomike, derisa ka qenë kryeministër, Nikolla Gruevski ka mbrojtur doktoratën para komisionit pesë anëtarësh të profesorëve në Fakultetin ekonomik.

“Duke iu falënderuar reformave të vitit 2006 shumë shtete e njohën Maqedoninë si vend për investime”, ka thënë Gruevski.

Edhe pse i dhanë gjysmë ore, Gruevski pothuajse një orë e ka prezantuar doktoratën e tij.