(Foto) Liberia e ka tërhequr njohjen e Kosovës


Liberia ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, raportojnë mediet e Serbisë, transmeton portali “Zëri.info”.

Ministri i Jashtëm i Liberisë, Gbezongar Milton Findlej, ia ka dorëzuar homologut të tij serb, Ivica Daçiq, tërheqjen e njohjes së Kosovës, siç thuhet derisa vazhdon dialogu mes Prishinës dhe Beogradit.

Në dokumentin e prezantuar nga mediet serbe thuhet se Liberia e ka pranuar pavarësinë në kuadër të marrëveshjes që Beogradi nuk është i gatshëm të bisedoj për “krahinën jugore-Kosovën”. Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 30 maj 2008. /Zëri/