(VIDEO+FOTO) Fillon takimi Zaev – Cipras


Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologut grek Aleksis Cipras, në margjinat e Samit Ekonomik Botëror në Davos. Këtë e ka bërë të ditur vet Zaev, me anë të një postimi në Twitter.

“Filloi takimi me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Cipras. Ne diskutojmë hapur dhe ndërtojmë besimin e ndërsjellë në interes të qytetarëve”. Ka shkruar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në rrjetet sociale.