(Foto) Anketa më e re me të dhëna “rrënqethëse” për pushtetin


Anketa më e re e Tv Tellma në bashkpunim me organizatën MCMC,është anketa e parë për 2018, nga shifrat e prezentuara shihet një paknaqësi shumë e theksuar kundrejt qeverisë.

Për dallim nga anketa e fundit e vitit të kaluar kur pjesë e qeverisë ishin LSDM-BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kur mbështetja për Qeverinë ishte shumë e madhe sidomos tek shqiptarët (71%) në anketën më të re të publikuar sot nga TV Tellma shihet një rënje drastike vetëm 1.5% është dallimi mes atyre të kënaqurve dhe të pakënaqurve.

Gjithashtu vlen të theksohet edhe fakti se një numër i madhë 38.5 % i mbështetësve të BDI janë të pakënaqur nga politikat e Qeverisë aktuale.

Numrat e paraqitura japin të dhëna shqetësuese për pushtetin edhe në aspekt të prioriteteve Qeveritare, ajo që për Qeverinë është Top Prioritet si çështja e emrit është ranguar si prioritet i gjashtë nga qytetarët të cilët prioritet kanë punësimin, ekonominë dhe standardin jetsorë.

Nga këtu mund të përfundojmë se qytetarët në masë të madhe janë të pakënaqur me Qeverinë LSDM-BDI-PDSH-GASHI.

Gjithashtu ajo që bie në sy është rritja e vazhdueshme e Aleancës për Shqiptarët tek blloku politik shqiptarë.