(FOTO): Ambasadorët dhe Bujar Osmani po pastrojnë rreth lumit Vardar


Nën moton “Pastro ” sot u zhvillua një eko-veprim vullnetar për pastrimin rreth lumit Vardar, i cili mbulonte shtigjet dhe brigjet në të dy anët e lumit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.
Fushata, e cila u promovua , u organizua nga Biraria e Shkupit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe kompania Pakomak, aksionit ju bashkangjitën edhe ambasadori britanik Charles Gareth dhe ambasadori i SHBA Jess Bailey me ekipet e tyre.

Lambro Patçe, Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikim në Pivara Shkup tha se përmes veprimeve të tilla ekologjike duan të dërgojnë një mesazh dhe t’u bëjnë thirrje kompanive të tjera dhe gjithë shoqërisë që të gjithë duhet të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të angazhohen më shumë në zgjidhjen për problemin e ndotjes, i cili do të krijojë një të ardhme të qëndrueshme për ne dhe gjeneratat e ardhshme.
Ambasadori Hollandes Willem Vouter Plomp përshëndeti pjesëmarrësit e aksionit të këtij viti, i cili është gjithashtu pjesë e aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Mbretit” – festës kombëtare e Holandës.
– E bashkuam të bukurën me të dobishme u përpoqëm të japim kontributin tonë në reduktimin e ndotjes, që është një problem i madh për njerëzit dhe për natyrën. E vetmja mënyrë efektive për ta kapërcyer përgjithmonë këtë problem është më shumë punë, angazhim dhe bashkëpunim midis sektorit publik, kompanive dhe qytetarëve. Me angazhimin tonë sot, ne duam të tregojmë se secili prej nesh mund të japë një shembull personal për të tjerët dhe të inkurajojë zgjidhjen e çdo problemi, tha Plomp.
Ky është eko-veprimi i tretë i njëpasnjëshëm vullnetar i organizuar nga biraria Shkup, Pakomak dhe Ambasada e Holandës. Në dy veprimet e mëparshme, u pastruan bregu dhe ujërat e liqenit Matka, si dhe rreth lumit Vardar. Mbështetja e përgjithshme logjistike për transportim adekuat, përzgjedhjen dhe riciklimin e mbeturinave të grumbulluara është siguruar nga Pakomak./TV KOHA/