Fletarrest ndërkombëtar për sulmuesin e Selës, Vojminovski


Gjykata themelore Shkupi 1 ka caktuar masën e “paraburgimit” për të arratisurin Nikolla Vojminovskin, i dënuar me 13 vjet burg për sulmin ndaj kreut të ASH-së, Ziadin Sela.

 “Sa i përket pyetjeve të shumta të gazetarëve lidhur me të dënuarit N.V. i cili është i gjykuar me aktvendimit jo të plotfuqishëm në rastin K.nr 1893/13, e informojmë publikun se stacion policor i cili bën kontrollin e zbatimit të masës së paraburgimit shtëpiak që është caktuar ndaj të akuzuarit me vendim nga gjykata në maj të vitit 2018, dhe ka vazhduar deri në aktvendimin e plotfuqishëm, në korrik të vitit 2018, gjatë shqiptimit të aktgjykimit të shkallës së parë, dhe me propozim të prokurorit Publik, e njoftoi gjykatën se i akuzuari nuk e ka respektuar masën e caktuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Përveç Vojminovskit, të dënuar për sulmin ndaj Ziadin Selës janë edhe Kire Gjorgjievski, Aleksandar Janevski-Tosht,Andrej Micev, Nikollqe Dimitrievski, Oliver Oshakovski dhe Kosta Dellov.