Fillimi i negociatave në pranverë të 2019-ës?!


Franca dhe Holanda vazhdojnë të kundërshtojnë për fillim të negociatave për momentin me Maqedoninë. Parisi dhe Amsterdami, në druajtje se çfarëdo lloj fillimi i negociatave me vende të reja kandidate do të kishte efekt negativ ndaj opinionit të tyre vendor, do të donin që fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën të shtyhet deri pas zgjedhjeve evropiane në pranverë të vitit 2019, thonë për MIA-n burime diplomatike në Këshillin e BE-së.

Por, edhe Franca edhe Holanda janë të vetëdijshme se pas Marrëveshjes për emrin me Greqinë duhet t’i ofrohet Maqedonisë, posaçërisht duke pasur parasysh referendumin e ardhshëm. Megjithatë, vendet e tjera anëtare, dhe posaçërisht Gjermania, insistojnë se obsioni francezo-holandez nuk është i mirë.

Ministrat në këtë moment mbajnë diskutime joformale në Luksemburg, brifojnë burimet diplomatike.

Sot në mëngjes filloi me zgjerimin, secili vend e prezantoi qëndrimin e vet.

Para fillimit të takimit, disa ministra i paralajmëruan pozicionet e veta fillestare. Minsitri holandez i Punëve të jashtme, Stef Bllok deklaroi se për vendin e tij është me rëndësi të shohë dëshmi se reformat janë implementuar në mënyrë të qëndrueshme dhe se për atë nevojitet kohë.

Minsitri gjerman për Evropë, Majkëll Rot, porositi se shpreson se do të arrijë t’i bindë Francën dhe Holandën të mos e bllokojnë filimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Përderisa, ndërkaq, minsitri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn deklaroi se moshapja e negociatave me Maqedoninë do të ishte “gabim politik”.

Tema i polarizoi thellësisht vendet anëtare të atyre të cilat janë për dhe atyre që janë kundër. Edhe pse të dytët janë të paktë nevojitet konsensus për fillim të negociatave. Nuk përjashtohet të mos arrihet marrëveshje sot dhe tema t’u dërgohet shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së të enjten, ata ta sjellin vendimin përfundimtar.

Disa obsione janë në tryezë në mënyrë që të gjendet kompromis me Francën, si për shembull të jepet dritë e gjelbër për të filluar së shpejti procesi i kriningut, dnërsa data për engociata të prëcaktohet më vonë.