Filipçe: Rreth 2.000 mjek kanë ikur prej vendit


Të gjitha masat çka i kemi planifikuar janë në kuadër të mjekëve që të qëndrojnë dhe të punojnë në sistemin tonë shëndetësor.

Nuk kemi pasur analiza për vitet e kaluara, në mes të cilës, rreth 2.000 mjek kanë ikur prej vendit, deklaroi sot ministri për Shëndetësi Venko Filipçe.

Së pari janë rritur pagat të cilët i marrin për mjek kujdestar. Ka rritje serioze të përqindjes së parave në përgjithësi tek mjekët, por edhe infermieret i marrin në fund të muajit. Kjo është pa rritjen e pagave e cila do të bëhet në shtator. Pra do të ketë edhe një rritje të shumës të cilat do të marrin punëtorët në të gjitha shtëpitë publike shëndetësore, tha Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve përgjatë vizitës në Klinikën Universitare për hematologji.

Filipçe theksoi se, punojmë në përmirësimin e sistemit të edukimit. Vlerëson se planifikohet të kyçen ekspert nga jashtë në sistemin e edukimit në vendin tonë.