Filipçe: Fillon heqja e kuotave për barnat me receta


Prej këtij muaji hiqen kuotat për barnat me receta në barnatoret në rajonet e vendeve turistike Ohër, Strugë, Dojran, rrethina e Gjevgjelisë dha rajoni Resnjës. Këtë sot e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se kjo do të vlejë për secilin ilaç i cili do të jetë me recetë, ndërsa të gjitha recetat në këto vende do të realizohen nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Ai theksoi se ky është hapi i parë në drejtim të heqjes së kuotave për barnat me receta në të gjitha barnatoret e territorit të gjithë shtetit, të cilin kryeministri Zoran Zaev e paralajmëroi javën e kaluar, ndërsa do të fillojë të vlejë nga momenti kur në bazë të dinamikës së zbatimit të mekanizmave kontrolluese, Fondi do ta zbatojë si masë, gjegjësisht në shtator dhe tetor.

Në këto vende turistike, potencoi Filipçe, disa vite me radhë kishte mungesë të madhe të barnave për shkak të numrit të madh të njerëzve të cilët qarkullonin në to dhe banorët e këtyre qyteteve dhe rajoneve shumë herët gjatë muajit ballafaqoheshin me mungesë të barnave dhe për këtë Ministria  ka vendosur për një masë të tillë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se a ka informacione në lidhje me atë se kush ka bërë keqpërdorime me dhënien e barnave me receta, Filipçe tha se ajo është analizë e cila bëhet në Fond, ndërsa me informacionet e plota pak para zbatimit të kësaj mase të heqjes së kuotave në territorin e gjithë shtetit në shtator ose tetor hollësisht do të informojnë se çka kanë gjetur në terren, sepse vlerësojnë se është rritur numri i recetave gjatë viteve të kaluara dhe se si me këtë masë edhe atë pjesë do ta vendosin nën kontroll gjegjësisht ta vendosin numrin e barnave për kokë banori sipas asaj se çka është standardi evropian.

Ministri shtoi se nëse konstatohet se disa mjekë amë ose barnatoret ishin përfshirë në keqpërdorime të tilla, atëherë ato do të përgjigjen