Filipçe: Çdo ditë ka raste të reja me fruth


Çdo ditë ka raste të reja me fruth. Rreth 30 pacientë mjekohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive prej të cilave një numër i madh janë fëmijë. Numri i përgjithshëm i rasteve nga fillimi i epidemisë deri tani është 150, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sqaroi se rezultate e përfshirjes me vaksinimin nga fillimi i epidemisë e deri tani, janë të shkëlqyera.

“Afërsisht gjysma e personave të pa vaksinuar ishin nga Shkupi, tani janë vaksinuar dhe shpresoj se ky trend do të vazhdojë edhe më tej dhe në këtë mënyrë fillimisht do të kufizohet përhapja e epidemisë, ndërsa do të ndikojë në të ardhmen që kjo të mos përsëritet”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të panel-debatit në kuadër të shënimit të 4 shkurtit, Ditës Botërore të luftës kundër kancerit.

Lidhur me këtë nëse Klinika për sëmundje infektive ka kapacitet  për shkak të numrit të madh të rasteve me fruth dhe duke u nisur nga ajo se  kulmin e gripit epidemiologët e paralajmërojnë këtë muaj, tha se aty  kanë veçuar dy sektorët të një reparti, ku janë izoluar pacientët me fruth.

“Tani për tani nuk ka një numër të madh të rasteve me grip. Shpresoj se  kështu edhe do të mbetet. Ka pak rritje të përqindjes së rasteve në krahasim me vitet e kaluara, megjithatë klinika ka kapacitet, ndërsa nëse ka nevojë do të përdoren edhe institucionet e tjera”, shtoi Filipçe.