Festohet kalimi i njerëzve të ASH-së në BESA


Кëshilli i Themeluesve të Aleancës për Shqiptarët, me një organizim madhështor, në ambientet e restorantit “JAFА” në Shkup, ka mbajtur ”Tubimin Bashkues” me aktivistët dhe përkrahësit e saj, të cilët në mënyrë unanime kaluan tek Lëvizja BESA, kanë bërë të ditur nga Lëvizja BESA.

“Gjatë këtij tubimi, anëtarët e Këshillit themelues të ASH-së, pas fjalimeve të mbajtura në këtë tubim, ku sqaruan motivet dhe qëllimet e kësaj iniciative, sollën vendim që unanimisht të kalojnë tek Lëvizja BESA. Pjesëmarrës në këtë tubim ishin edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejd. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejd, gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, foli për rëndësinë e vlerave morale dhe kombëtare që bartë ndër vite Lëvizja BESA, duke uruar që misionin fisnik të BESËS ta ruajmë dhe zhvillojmë edhe më tej bashkërisht. Para të pranishmëve, fjalë rasti kishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i cili foli për rëndësinë e bashkimit dhe realizimin e synimeve tona të përbashkëta”,, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA./Medial