Është ulur niveli i ujit të lumenjve, janë ndërmarrë masa për normalizimin e situatës me daljen nga shtrati


Niveli i lumenjve është në rënie, ndërsa uji në vendet e dala nga shtrati tashmë fillon të tërhiqet. Nga ana e njësive për vetëqeverisje lokale dhe ndërmarrjet publike komunale janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet konkrete për normalizim të situatës me derdhjen e rrjedhave ujore, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Prej atje theksojnë se për momentin nuk ka nevojë për angazhim të të gjitha forcave dhe mjeteve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nëse nuk vjen deri te përkeqësimi i situatës dhe kushteve hidrometeorologjike.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim theksojnë se do ta ndjekin situatën dhe nëse ka nevojë, menjëherë dhe në mënyrë përkatëse do të reagojnë.

Edhe nga DPHM informojnë se sipas të dhënave të stacioneve hidrometeorologjike në vend vërehet ulje e nivelit të ujit të lumenjve. Përjashtim janë stacionet e veçanta hidrologjike të cilat janë të vendosura në rrjedhat e poshtme të lumenjve dhe tek të cilët është regjistruar rritje e e caktuar që sipas DPHM-së është e pritshme duke pasur parasysh rrjedhën e ujit nga pjesa e epërme e shtretërve të lumenjve drejtë derdhjes në lumenjtë më të mëdhenj.

“Megjithatë edhe këto rritje nuk janë të mëdha kështu që pritet se stabilizimi i tyre gradual. Gjatë ditës së sotme pritet reshjet të ndalen dhe niveli i lumenjve në vend gradualisht të fillojë të ulet”, thonë nga DPHM.