Është siguruar shumica në Kuvend, por nuk mund të votohet për shkak të kërcënimeve


Kuvendi në orën 21:00 do të vazhdojë seancën për ndryshimet kushtetuese. Funksionar i lartë qeveritar për „Nezavisen Vesnik” theksoi se është siguruar shumica e dy të tretave në Kuvend, por se nuk mund të votohet për shkak të kërcënimeve që po marrin deputetët opozitar nga bashkëpartiakët e tyre. Ai më tej tha se deputetët më të vjetër të VMRO-DPMNE-së po i’u bëjnë presion kolegëve të tyre që të votojnë kundër ose të mos marrin pjesë gjatë votimit.

“Planifikojmë që të votohet, por jo me çdo kusht. Shumë është e rëndësishme se në çfarë rrethana do të votohet. Nuk duam që deputetët të jenë në një situatë të palakmueshme”, thonë burime nga tabori qeveritar.

Nga ana tjetër, edhe nga tabori opozitar ka akuza se po bëhet presion rreth deputetëve të tyre që të votojnë „Pro” ndryshimeve kushtetuese./Gazeta e Pavarur