Erdogan nesër në Greqi


Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan nesër do të qëndrojë në Greqi. Supozohet se temat e bisedës me autoritetet greke do të fokusohen në krizën e emigrantëve, marrëdhëniet rajonale dhe energjetika.

Gjatë vizitës, pritet që Erdogan të ketë takime me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, me presidentin Prokopis Pavlopulos, si dhe me anëtarët e pakicës myslimane në pjesën veriperëndimore të Greqisë.

Siç theksojnë mediumet greke, masat për siguri gjatë qëndrimit të Erdoganit në Greqi do të përforcohen.

Autoritetet greke kumtuan se gjatë vizitës së tij janë ndaluar edhe demonstratat në qendër të Athinës.