Ende zgjat takimi Kotzias-Dimitrov, pritshmëritë janë të larta


Ashtu siç kemi njoftuar më herët, ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, po qëndrojnë në Vjenë, për të vazhduar bisedimet rreth çështjes së emrit.

Mediat raportojnë se takimi ndërmjetësohet nga i dërguari i OKB-së, Matthew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kanë kaluar tre orë nga fillimi i takimit, që do të thotë se çështja e emrit konsiderohet tejmasë prioritare për ta zgjidhur.

Ky është raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet të dy shteteve, bisedime që kanë ngjallur shpresë dhe pritmshmëri të madhe se çështja e emrit do të zgjidhet pas 25 vitesh kontestim.

Kryeministri Zaev tashmë ka njoftuar se janë të gatshëm të pranojnë një propozim që përfshinë përcaktim gjeografik të emrit të shtetit.