Enca, “out” në veshje


E ka zgjedhur të jetë kështu, një vajzë mes ngjyrash të feksura, modele që jo gjithmonë i rrinë mirë me trupin, ekstravagante deri në fetishizëm.

Por të paktën, në një emision pasditeje, menduam se do të merrte masa ose këshilla që të ishte më në linjë me moshataret e saj.

Por jo, nuk mundi dot as këtë herë.

Zgjodhi një fustan portokalli me një model pa model, të shkurtër mbi këmbë jo dhe aq në formë, që e tregon edhe më të mbushur se sa është.

Me geta ngjyrë mishi e me sandalet…. oh, sandalet….!

Një kërcimtare në një night, do ia kishte zili!

Përfundimisht, në këtë rast Enca ishte “out” në veshjen e saj!/Albanian Free Press