Emri, Zaev: Me Greqinë arritëm pajtueshmëri për një opcion


Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev pas takimit me homolgun grek Aleksis Tsipras para mediave në Sofje deklaroi se negociatat për emrin janë në rrugën e duhur dhe se kanë arritur të veçojnë një opcion për të cilin do të duhet politikat e brendshme të dyja shteteve ti pranojnë dhe pastaj të bëhet zyrtarizimi i zgjidhjes.

“U pajtuam se një opcion mund të jetë i pranueshëm për dy palët, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse duhet të konsultohemi me kryetarin e shtetit por edhe me qytetarët.
Do të donim që zgjidhja të ndodh që tani përshkak të samitit të NATO-së, por nëse është e mundshme, nëse jo vazhdojmë të kërkojmë zgjidhjen:
Tani kemi opcion e cila mund të jetë e pranueshme për dy palët dhe nëse politika e brendshme e pranon atëherë mund atë zgjidhje edhe ta oficializojmë.

Përshkak shpresës për të pranuar ftesë për në NATO dhe për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, shpresojmë që të gjejmë zgjidhje pikërisht para samitit të Bashkimit Evropian”, tha Zaev.