Emri, 60 për qind e qytetarëve e duan anëtarësimin në NATO


Përderisa vitin e kaluar 30 për qind e qytetarëve tërësisht e kundërshtojnë integrimin e Maqedonisë në BE për shkak të frikës nga ndryshimi i identitetit, pas debatit publik me ekspertë dhe zyrtarë të lartë, kjo përqindje është ulur në 19,6%. Ndërkohë rreth 20% e qytetarëve fuqishëm kundërshtojnë ndryshimin e emrit kushtetues si pasojë e frikës nga ndryshimi i identitetit, megjithatë nëse emri “maqedonas” dhe gjuha maqedonase nuk cenohen, 41% e qytetarëve do ta pranonin ndryshimin e emrit kushtetues të vendit. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e një ankete debative e realizuar nga Instituti për Politikë Evropiane.

“Përpara debatit dhe pas tij, perceptimi i qytetarëve është ndryshuar. Rreth 60ër qind e qytetarëve të vendit konsiderojnë se anëtarësimi i vendit në BE është mirë dhe konsiderojnë se reformat demokratike janë prioritet, dhe se pa reformat thelbësore demokratike në pjesën e sundimit të së drejtës nuk mund të kemi qasje në Bashkimin Evropian dhe është interesante se anëtarësimi në BE shihet si garanci e asaj që është reformë demokratike është e fortë dhe se duhet të promovohet”, tha Aleksandar Jovanovski, Instituti për Politikë Evropiane.

“Në njërën anketë parashtrohet pyetja sa fuqishëm do të mbështetej apo do të kundërshtohej çfarëdo propozim i emrit derisa gjuha maqedonase dhe emri “maqedonas” do të garantoheshin, përpara debatit 28,1% ndërkaq pas debatit 40,9%. do të thotë se rreth 41% e qytetarëve të vendit për momentin mbështesin ndryshimin e emrit kushtetues të vendit derisa identiteti dhe gjuha e etnisë maqedonase janë të garantuara”, u shpreh Igor Jovanovski, Koordinator i Projektit.

Debati me qytetarë është zhvilluar në nëntor të 2017-tës ku pjesëmarrës kanë qenë bartës të funksioneve të larta shtetërore si dhe ish funksionar, ndërkaq përpara debatit janë anketuar 1200 qytetarë nga gjithë vendi. Anketa ka treguar se përfshirja e qytetarëve në debatet për integrimin e vendit në BE ndikon seriozisht në të kuptuarin e tyre kritik, madje edhe për rritjen e gatishmërisë së qytetarëve në ballafaqimin me përfitimet dhe sfidat e anëtarësimit të vendit në BE.