Emocionuese, pas ndeshjes Ronaldo ndërpret intervistën live për ta përqafuar Buffonin


Njëri fitoi dhe tjetri humbi, por nga mënyra sesi sillen jashtë fushës, ata duket sikur kanë fituar të dy.

Cristiano Ronaldo ngushëllon Gianluigi Buffon, si heroi i Real Madrid në eliminimin e Juventus, duke i ndërprerë edhe intervistën live pas ndeshjes portierit të Juventus.

Cristiano Ronaldo e përqafoi disa herë Buffon, si për t’i thënë se kampionët nuk humbin asnjëherë. Në fakt Juventus dhe Buffon zhvilluan një ndeshje të madhe në Madrid e merituan fjalët më të mirë, ndoshta edhe kualifikimin nëse nuk do të ishin ndëshkuar në fund.

Ronaldo shënoi golin e kualifikimit me një 11-metërsh në ndeshjen e dytë, por Buffon u ndëshkua me karton të kuq dhe la fushën e lojës pas vendimit të gjyqtarit në kohë shtesë.

Juve e ktheu rezultatin e ndeshjes së parë nga 0-3, në 3-0, por kur u mendua se ndeshja do të shkonte në shtesë, kualifikimi i Real Madrid u vendos nga  një 11metërsh që e realizoi Ronaldo.