Eksperti grek: Nëse dështojnë bisedimet për emrin, Maqedonia mund të ndahet mes Tiranës dhe Sofjes


Eksperti i njohur grek për Ballkanin, Stavros Ximas, në një artikull autorial në gazetën “Katimerini” ka shkruar për mundësinë e efektit domino në rajon nëse eventualisht dështojnë bisedimet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë dhe njëherit shpreh frikë nga mundësia e ndarjes së Maqedonisë mes fqinjëve, gjegjësisht Shqipërisë dhe Bullgarisë, transmeton Zhurnal.

“Çfarë do të ndodhë nëse eventualisht “ngrihen” bisedimet për emrin? Vallë ky shtet a do të vazhdon të shfrytëzon emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, me çka është pranuar edhe në Kombet e Bashkuara, me çka e kanë pranuar edhe grekët. Para organizatave ndërkombëtare ajo vazhdon të jetë IJRM dhe të figuron nën emrin “Republika e Maqedonisë”, në të cilën e kanë pranuar mbi 120 shtete nën emrin kushtetues”, shkruan Ximas.

Ai paralajmëron se nëse dështojnë bisedimet mund të aktivizohen edhe konfliktet ndëretnike në Maqedoni mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve, të aktivizohen fuqitë centrifugale, ndërsa shqiptarët dhe sllavomaqedonasit do ndahen mes Tiranës dhe Bullgarisë, thotë Ximas.