Edhe Sasho Mijallkov do të gjykohet për lëndën “Tortura”


Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale pas vendimit të Gjykatës Penale, me t cilin ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, u largua nga akuza për rastin “Tortura”.
Duke vepruar për ankesën e PSP-së, Gjykata e Apelit e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë dhe e ka miratuar akuzën e PSP-së kundër Mijallkovit.

Ndryshe, rasti “Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.