Edhe pas paralajmrimeve për bojkotim të Parlamentit, Qeveria pret mbështetje për reformat


Qeveria pret që opozita të tregon në praktikë premtimet e dhëna deklarative për eurointegrimin e vendit, theksuan sot nga Qeveria në pyetjen nga “Meta” se a kanë plan “B” pas paralajmrimeve të VMRO-DPMNE-së se nuk do të marrin pjesë në sjelljen e ligjeve dhe në mbështetjen e agjendës reformatore për shkak të gjashtë deputetëve që ju shqiptua masa e paraburgimit, transmeton Zhurnal.

“Qeveria pret mbështetje për reformat e parapara në planin “3-6-9” sepse janë me peshë të madhe në drejtim të përshpejtimit të integrimit të vendit në NATO, dhe në BE.Presim që të gjitha subjektet politike në Maqedoni, përskaj premtimeve deklarative për proceset integruese, kanë edhe në konsideratë edhe ndjeshmërinë e situatës aktuale në të cilën gjendet shteti dhe pritjet e Qeverisë janë që të gjitha aktivitetet në suaza të planit “3-6-9” për të cilat duhet konsensus politik në Parlament do të jenë të mbështetura në tërësi për të mirën e përgjithshme, për zhvillimin e shtetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët” theksoi Boshnjakovski.