Edhe dy të mitura nga “25 maji”, shtatzëna


Edhe dy të mitura në Entin për Kujdesin e Fëmijëve me Probleme Edukativo-Sociale “25 Maj”, janë shtatzëna. Njëra ka abortuar, ndërsa tjetra nuk dëshiron të aborton dhe insiston që të lindë fëmijën, mëson “Nezavisen”.

Stevço Sokollovski, drejtori i Entit për kujdesin e fëmijëve me probleme edukativo-sociale, dje dha dorëheqje nga shkaqe morale.

Ende nuk bëhet e ditur nëse të miturat janë keqtrajtuar ose përdhunuar, siç ishte rasti me 13 vjeçaren që opinionin e ngriti në këmbë.

Goran Adamovski
Sunçica Stojanovska Zoksimovska