E godasin me shtizë, Sela mban kokën e përgjakur me dorë


Në një video amatore që ka siguruar prokuroria duket momenti kur e tërheqin Selën nga turma pasi që e kishin përgjakur në kokë. Sela më parë në video dukej të ishte goditur me një shtizë flamuri të drurit dhe nga goditja e fortë fillon ti rrjedhë gjak në kokë. Nuk duket se kush e ka goditur, pasi duket vetëm dora e tij me një bluzë të zezë me krahë të gjata.

Sela dukej i hutuar dhe duke humbur baraspeshën. Për një moment përkulet në tokë dhe një njeri me maskë fantomi e godet dhe Sela çohet në këmbë duke mbajtur fytyrën me të dy duart. Gjykatësja supozoi që atë e kanë goditur me këmbë duke u nisur nga lëvizja e fytyrës. Pasi që e kishin goditur nga largësia me shtizën, duket se si atë e kapin për dore dhe e tërheqin, njofton Shenja.

Por nuk duket mirë se kush e ka kapur për dore. Më tej i akuzuari Kire Gjorgjievski duket të hedhë mbajtëset metalike të një karrigeje drejt deputetëve. Gjyjatësja në video vërejti shumicën e të akuzuarve.