Dy të akuzuar pranojnë fajin, për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela


Ceo Gjorgjievski dhe Stojan Pavleski, gjatë seancës së sotëme për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela, më 27 prill në Kuvend, kanë pranuar fajin. Të dy të akuzuarit fajin për veprën e kryer e kanë pranuar pas rikualifikimit të lëndës, ku gjykata nga tentim për vrasje e ka rikualifikuar lëndën në dhunë.

,,Pranojn se jam fajtor, nga video- inçizimet nuk mund të them që sjam i pafajshëm. Ka ndodhur në nervozë, agresion,, ka thënë Pavlevski në seancën e sotëme.

Dy të akuzuarit që tash më ngarkohen për dhunë ndaj deputetit Ziadin Sela, do të gjykohen në seanca të ndarë nga shtatë të akuzuarit të tjerë të cilët akuzohen për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela./Almakos