Dy profesorë në ekipin negociues për emrin, njëri shqiptar


Profesori i të drejtës ndërkombëtare Toni Deskovski dhe profesori i UEJL-it Veton Latifi me gjasë do të jenë pjesë e ekipit negociues të ambasadorit Vasko Naumovski i cili nesër do të udhëtojë për Bruksel ku pas një pauze të gjatë do të vazhdojnë bisedimet me ndërmjetësin e Kombeve të bashkuara, Metju Nimic.

Edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov paralajmëruan se në ekipin e Naumovskit do të ketë edhe pesona tjerë dhe diplomatë, por deri tani zyrtarisht askush nuk njofton se cilët nesër me ndëmjetësin do të udhëtojnë për Bruksel, transmeton Medial.mk.

Neër dhe pasnesër, përveç profesorëve, anëtar i ekipit negociues do të jetë edhe një diplomat i lartë nga MPJ, ndërsa edhe emrin e tij askush nuk e bën të njohur për opinionin.