Dy persona lëndohen në një aksident hekurudhor afër fshatit Svillare


Në hekurudhën Shkup-Kërçovë, në fshatin Svillarë dje rreth orës 10:15 minuta ka ndodhur një aksident hekurudhor, në të cilin janë lënduar dy persona. Siç njoftuan sot MPB-ja në aksidentin hekurudhor një tren mallrash i cili është drejtuar nga makinisti J.D. ka goditur një autobus me targa të Shkupit të drejtuar nga I.M. (32) nga fshati Gërçec.

“Shoferi dhe autobusi i udhëtarëve M.M (45) nga fshati Svillara e Poshtme kanë marrë lëndime dhe janë transportuar në kompleksin “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës mjekësore, thuhet në njoftimin e MPB-së. Qarkullimi hekurudhor është ndërprerë nga ora 10:15 deri në orën 15:20 minuta./Gazeta e Pavarur