Dru në vend të përmendores së Qosetos


Në vendin ku ka qenë bazamenti i përmendores së Andon Janev Qosetos ku është konstatuar se është objekt i egër do të mbillet dru “për të drejtat e njeriut”, ka thënë sot kryetari i Shkupit Petre Shilegov duke shtuar se nuk do të tolerohen më ndërtime pa leje në kryeqytet, transmeton Medial.mk.

Duke aluduar në garniturën e mëparshme, ai ka thënë se dihet se si ishte vendosur përmendorja edhe atë në orët e hershme të mëngjesit, pasi e kanë ditur se është ndërtim i egër.