Dorëzohen 200 kravata për kryeministrin Haradinaj, Matoshi u shpërndan zarfa qytetarëve


“Kryeministër na po vim met ndihmu”

Sot po mbahet një aksion simbolik “humanitar” me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, ku njerëz ‘të vullnetit të mirë’ para objketit të Qeverisë shkuan t’i dërgojnë kravatat kryeministrit, i cili ia ka rritur pagën vetes qindpërqind, e që tani e merr 2950 euro. Me këtë rast, drejtori i zyrës për informim në Qeveri, Halil Matoshi u ka dhënë qytetarëve nga një zarf të raportit të punës 100 ditëshe të Qeverisë. Ndryshe, aksioni po vazhdon ende, me ç’rast organizatorët e tij po mbajnë edhe konferencë për media.
“Për dy ditë treguam solidaritet ndaj qeverisë dhe kryeministrit. Ne filluam këtë inciativë të nxitur nga deklarata e kryeministrit në lidhje me rrogën e tij që për mua është nënçmim. Si organizatë nëpërmjet këtij akcioni kërkojmë nga kryeministri të zvogëloj rrogën e tij. Këtu ka rreth 300 kravata, domethënë nga një për çdo ditë. Një punë tjetër, do të kërkojmë shkarkimin e të gjithë 72 zëvendësministrave. Për arsye subjektive kërkojmë të ul rrogën e tij dhe në këtë veprim do ta ketë përkrahjen e popullit. Kemi vendosur këtu kravatat sepse kryeministrit duhet të njejtët ti vëren dhe nëse ka ndonjë kravatë që nuk i pëlqen, lirisht le ta kthej dhe ne do ti japim tjera. Nuk do të ndalemi këtu, ne si të rinjë që kemi studijuar në Kosovë, kërkojmë të respektohet dëshira jonë në të kundërt, kryeministri do ta ketë rininë kundër tij”, deklaroi Mehmeti.

Përndryshe, edhe në Facebook është hapur një faqe ku vazhdon grumbullimi i kravatave për Ramush Haradinaj si shenjë solidarizmi për “gjendjen” e rrogës së kryeministrit kosovar.