“Dorëheqja” e Gruevskit, ja çka thotë Zaev


Kryeministri Zoran Zaev sot nuk ka dashur të komentojë dorëheqjen e paralajmëruar të liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, por vetëm ka shtuar se një opozitë e fortë i nevojitet qeverisë.

“Unë nuk dua as të komentojë për punën e oponentin tonë politik. Vetëm do them se opozitë e fuqishme do ta bëjë qeverinë edhe më të përgjegjshme dhe më transparente. Ajo është punë e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së dhe anëtarëve të saj”, ka thënë Zaev, transmeton Medial.mk.