(DOKUMENT) Komisioni Evropian do të propozojë fillimin e bisedimeve, pa kushte, me Maqedoninë


Agjencia e lajmeve AIM ka arritur që të sigurojë një pjesë të Raportit të Përparimit, që Komisioni Evropian (KE) do ta publikojë nesër, për Maqedoninë.

Sipas raportit, KE-ja propozon fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë, pa kushte, ndërsa formulimi mundet të pësojë ndryshime të pakta, në çastet e fundit të publikimit.

Korrespondenti i AIM-së nga Brukseli raporton se KE-ja shkruan që Maqedonia e ka tejkaluar krizën e thellë politike.
Njiherit, KE-ja e ka përshëndetur punën me reformat urgjente parësore përmes “vullnetit të sinqertë për reforma dhe vlerësim objektiv të gjendjeve, e përcjellur me përgatitje për strategjitë për ligjvënie që priten me kohë dhe konsultime me të gjithë veprimtarët, përfshi edhe opozitën, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente”