Dojçe Vele: Bilent Saliji nuk ka dhënë dorëheqje për “Almirin”, por për të shpëtuar prej rikonstruimit!?
Shkaku i vërtetë për dorëheqjen e ministrit të drejtësisë, Bilent Saliji nuk ka qenë përgjegjësia morale për rastin e Almir Aliut, por mënyrë për t’i ikur rikonstruimit të tij, shkruan Dojçe Vele në gjuhën maqedonase,
“Ministri ka zgjedhur mënyrën për tu larguar në mënyrë të ‘famshme’ para se të rikonstruohet, por edhe për të poentuar politikisht para protestave që janë caktuar sot nga iniciativa qytetare ‘Drejtësi për Almirin’”, kanë thënë për DV burime partiake.
Sipas DV, pas dorëheqjes së ministrit të deridjeshëm të drejtësisë janë ngjallur dilemat nëse bëhet fjalë për akt moral ose për dyfytyrësi, transmeton Gazeta Lajm. Sidoqoftë gjatë arsyetimit të dorëheqjes, Saljiji tha se ajo është rezultat i një akti personal moral, për shkak të besimit të lëkundur në sistemin gjyqësor pas vendimit për rikualifikim të aktpadisë në rastin e Almir Aliut.