Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, Zaev: Zero tolerancë ndaj korrupsionit


Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, kryeministri Zoran Zaev tha se korrupsioni është korrozioni i çdo shoqërie dhe kërcënim për të ardhmen, por edhe për cilësinë e jetës së qytetarëve.
Sipas tij veprimi korruptiv është kërcënim serioz për zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të Maqedonisë. Kryeministri Zaev, theksoi se askush që është i përfshirë në korrupsion nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia.

“Korrupsioni është kërcënim për vendosjen e sundimit të së drejtës, ndërsa ne morëm obligim se në Maqedoni do të sundojë drejtësia. Sepse, duhet të veprojmë me vendosmëri dhe me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Ju inkurajoj edhe juve që në mënyrë aktive të përfshihen në luftën e përbashkët përmes denoncimit të korrupsionit dhe pa frikë nga pasojat. Askush, nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia. Vetëm kështu së bashku dhe sfidues, do të krijojmë politika të suksesshme, dhe do të vendosim themele për një ardhmëri më stabile, ekonomike dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Nga suksesi i luftës kundër korrupsionit, varet suksesi i shtetit tone”, tha kryeministri Zoran Zaev.