Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, ka deklaruar se marrëveshja për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë do të ndikojë për paqen në rajon, por ka tëhequr vërejtjen se anëtarësimi eventual i Maqedonisë në NATO mund të shkaktojë shumë pasoja, transmeton TV SHENJA.

“Natyrisht se ne nuk do të vëmë në lojë bombat bërthamore…Sigurisht, secili vend ka të drejtë të marrë vendime, qofshin edhe të gabuara. Por, kjo do të ketë pasoja”, ka deklaruar diplomati rus.

Ai ka thënë se Rusia nuk e kundërshton zgjerimin e Bashkimit Evropian, por ka qëendrim të kundërt për zgjerimin e NATO-s.