Dimovski pyet Zaevin: Cilët janë ministrat për të cilat ka procedurë parahetimore?


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski tha se rikonstruimi i Qeverisë nuk ka asnjë përmbajtje politike por është vetëm Pazar për të marrë disa deputetë më tepër.
Ai ka pyetur kryeministrin se çfarë do të bëjë me ministrat për të cilat Zaev tha se nuk kanë punuar sa duhet.

“Në këtë propozim nuk na tregoni se cilat janë ato ministra. Cilët janë ministrat funksionarë për të cilët vetë thatë se janë hapur procedura para hetimore?”, pyeti deputeti Dimovski.

Zaev u kundërpërgjigj duke thënë se fjalët e tij janë të nxjerra nga kontesti.

“E kuptojë atë që e thoni, jeni opozitë dhe puna juaj është të kritikoni. Po keqinterpretoni fjalët e mia, kam folur për pjesëmarrës në pushtetin ekzekutiv, jo për ministra ose zëvendës. Kam folur për dobësi me qëllim që ta avancoj punën e të gjithëve që janë përgjegjës para Qeverisë dhe Kuvendit”, është përgjigjur Zaev.