Dimovski për shqipen: Kemi frikë se ligji do të gjenerojë kriza në të ardhmen


Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, tha në një konferencë për gazetarë në Kuvend se nuk u zhvilluan konsultime me ekspertët apo me shoqatat e komuniteteve më të vogla etnike për Ligjin për Gjuhët. Ai thotë se ligjit i është vënë një “epitet evropian” në mënyrë që të kufizojë diskutimin.

“Qëllimi ynë është të ndalojmë ligjin në një fazë të caktuar, me qëllim që të përfshihen të gjithë faktorët gjatë ndryshimeve. Kemi frikë se ligji do të gjenerojë kriza në të ardhmen”, tha Dimovski.

Ai shtoi se prezenca e opozitës në Parlament lidhet vetëm me Ligjin për Gjuhët.