Dimitrov: Nëse është në dobi të procesit të negociatave për emrin, jam gati menjëherë të jap dorëheqje


Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimtrov në emisionin televiziv “Vula e javës” në TV 1 ka thënë se është i gatshëm të bart përgjegjësinë nëse nuk kanë sukses negociatat me Greqinë për emrin.

“Do e nënshkruaj menjëherë dorëheqjen, nëse ajo ndihmon Maqedoninë dhe nëse është më mirë pa mu dhe nëse procesi është më i mirë pa mua. Pyetja e përgjegjësisë sime personale është- a kishte diçka që mund të bëjë dhe a bëra diçka që nuk ndihmoi? Nëse ka efekt dorëheqja ime absolutisht jam i gatshëm në çdo kohë të bëjë atë”, është përgjigjur Dimitrov.