Dimitrov: Me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë mund të zgjidhen të gjitha çështjet me Bullgarinë


Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov konsideron se vendi me Bullgarinë ndan qëllime të mëdha të përbashkëta dhe se do të gjejnë mënyrën me miqësi të ndërsjellë dhe respekt në zgjidhjen e çështjeve lidhur me Marrëveshjen për miqësi, si ajo me Goce Dellçevin, ato qëllime të mos rrezikohen.

“Jam i sigurt se me Bullgarinë ndajmë qëllime të mëdha të përbashkëta. Si fqinj të cilët nënshkruan Marrëveshje për miqësi, e cila prek deri te shumë çështje delikate dhe emotive për dy palët në kuptim të historisë, jam i sigurt se do të gjejmë mënyrën përmes respektit ndaj tjetrit dhe miqësi që të mos cenojmë këto qëllime të rëndësishme”, ka thënë ministri Dimitrov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sa janë reale kërcënimet e palës bullgare për bllokimin e procesit të marrjes së datës së negociatave nëse nuk arrihet marrëveshje rreth Goce Dellçevit.

Ai shpreson se për pyetje do të ketë rastin të bisedojë që ditën e nesërme në Sofje ku do të merr pjesë në takimin e Nismës së Detit të Zi.

“Jam i bindur se suksesi maqedonas në kuptim të integrimit evropian është shumë me rëndësi edhe për Bullgarinë fqinje dhe mike dhe do të gjejmë mënyrën që ata jo vetëm të jenë pengesë, por të jenë edhe promotor siç edhe ka qenë vitin e kaluar në Këshillin për punë të përgjithshme dhe atë të fundit që u mbajt në Luksemburg”, tha Dimitrov në pres konferencën pas takimit me ministren e jashtme të Norvegjisë Ine Eriksen Soreide e cila është për vizitë në vend.

Eriksen Soreide, duke folur siç tha si përfaqësues i shtetit e cila nuk është anëtarë e BE-së, konsideron se dialogu mes dy vendeve duhet të vazhdojë edhe më tej.