Dimitrov- Kocias nuk zbulojnë propozimet, dëshirojnë zgjidhje të ndershme


Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kocijas dhe Nikolla Dimitrov me tone ekstremisht të buta dhe optimiste prezantuan zhvillimin e negociatave të tyre për çështjen e emrit. Pas takimit që kishin të parët e diplomacisë maqedonase dhe greke, u tha se doemos shtetet fqinjë duhet të gjejnë një kompromis me të cilin nuk do të dëmtojnë asnjë palë. Kocijas tha se tashmë 28 pika nga tre dokumentet e Maqedonisë, Greqisë dhe ndërmjetësit Metju Nimic janë shqyrtuar dhe tejkaluar, por ende ka shumë punë. Kocijas dhe Dimitrov siguruan se nuk do të ketë zgjidhje për këtë kontest me të cilën dikush do të ndjehet i fyer dhe dëmtuar dhe dikush fitimtar. Kocijas madje siguroi se për qytetarët që besojnë në ardhmërinë e përbashkët të Greqisë dhe Maqedonisë, zgjidhja që do të gjendet do jetë e pranueshme. Kocijas përdori termin, zgjidhje të ndershme për të cilën tha se është kur të dy palëve do tu pranohen pikat kyçe që i kanë futur në propozimin e tyre. Ministrat u pajtuan se doemos duhet të gjendet një zgjidhje afatgjate.

TV SHENJA ju sjell disa prej deklaratave që u thanë gjatë konferencës

Nikos Kocijas

“Tekstet bëhen për të sqaruar pozicionet e të gjithë palëve. Sigurisht se në fund do të bëjmë një tekst të vetëm. Në parim jemi marrë vesh për pikat kyçe. Nimic do ta vendos atë që do ta zgjidhim në tekstin e tij. 28 pika janë tejkaluar deri më tani. Tek do të merremi vesh për pikat e tjera. Besoj shumë në temën që e trajtojmë dhe besoj se me një diskutim pozitiv do të tejkalojmë këtë problem”

Nikolla Dimitrov

“Një zgjidhje afatgjate duhet të jetë e krijuar me ndihmën e të dy palëve, dhe do të pranohet nga të dyja palët…Ne në Ballkan kemi shumë të kaluar, por shumë pak ardhmëri. Ne mundemi ta ndryshojmë të ardhmen të paktën pasi historinë nuk mundemi ta ndryshojmë, vetëm mund ta respektojmë. Nëse këtë e zgjidhim si duhet, do të kemi ardhmëri të përbashkët në BE…”

Nikos Kocijas

“Kemi nevojë për një zgjidhje të drejtë që nuk do të zgjidhë vetëm problemet e së kaluarës, por do të jetë investim në të ardhmen…Nuk kërkojmë më shumë garanca. Vetëm e marrim parasysh përvojën që e kemi në BE me Gjykatat Kushtetuese. Ju kujtoj më shumë vendime të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, ose Lisabonit, Mendoj se duhet të sqarojmë gjithë këtë. Nuk mendoj se këtë çështje mund ta hapim tani pasi që jemi ende në negociata”

Nikolla Dimitrov

Në referencën e përkohshme, IRJM ekziston emri Republika e Maqedonisë dhe ky emër është i përkthyer në gjashtë gjuhë të Kombeve të Bashkuara. Nëse thuhet shpejtë një emër mund ndoshta të humbet, por është një argument shumë i rëndë. Besoj se ky nuk është një drejtim i duhur. Për mua është shumë me rëndësi distinksioni që duam ta bëjmë. Duhet të gjejmë zgjidhje e cila prej këtu do të na nxjerrë kokën lartë dhe duke shtrënguar duart”

Nikos Kocijas

Një zgjidhje drejtë dhe e ndershme është ajo e cila i merr parasysh pikat kryesore të të dy palëve. E ato cilësohen gjatë negociatave. Nuk dëshiroj që tani tua shpjegoj pozicionet e mija. Ndonjëherë tjetër do ju sjell më shumë shembuj se për çfarë emrash po bisedojmë. Kjo nuk është diçka e keqe. Ligjet dhe mentaliteti ndryshojnë me kohë. Shteti tashmë ka bërë disa ndryshime të vogla. ndryshimi moral është ai i cili do ti kënaq të dy palët. Nuk flas për ekstremistët e të dy vendeve, por për njerëzit progresiv. Nuk duam që njëri shtet të shkatërrohet e tjetri të ndërtohet. asnjëra palë nuk mund të pranojë gjithçka që propozon pala tjetër. Edhe në shtëpitë tona me fëmijët bëjmë kompromise. Askujt mund mundesh ti imponosh dikujt diçka. Duam një ardhmëri të përbashkët dhe ta zhvillojmë ardhmërinë së bashku me ndershmëri” /SHENJA/