Dimitrov: Është arritur korrnizë për zgjidhjen e çështjes së emrit


Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov mbrëmë deri në orët e vona, kanë negociuar dhe kanë arritur një kornizë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Kishim takim produktiv, kemi kornizë që duhet të përpunohet dhe për momentin grupe pune nga të dyja ministritë në Athinë janë duke punuar, dhe pritet që negociatat e rëndësishme të vazhdojnë në mesin e kësaj jave në nivel të kryeministrave, Zaev dhe Cipras, ku shpresojmë që do të precizohen disa çështje të rëndësishme nga opsionet që janë në dispozicion”, ka deklaruar Dimitrov.