Dimitrov dhe Koxias kanë biseduar për kombinatorikat e mundëshme për zgjidhjen e çështjes së emrit


Në Selanik në vijim është takimi midis shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, informon Ministria e Punëve të Jashtme në llogarinë e saj në  Tuiter.

Dimitrov dhe Koxias janë takuar në margjinat e takimit të tretë katërpalësh të Maqedonisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, që po mbahet në Selanik.

Pas takimit është paraparë Dimitrov të japë deklaratë.

Takimi është një mundësi për vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin.

Edhe pse, formalisht negociatat për emrin po zhvillohen me ndërmjetësim të negociatorit Methju Nimic, ministrat Dimitrov dhe Koxias, pritet sërish t’i hapin të a.q. çështjet më të vështira, gjegjësisht shtrirjen e përdorimit të emrit që do të dakordohet edhe kërkesa e Athinës për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Koxias disa herë ka deklaruar se “pala tjetër duhet të kuptojë se nevojitet të pajtohet për erga omnes”, që do të mundësojë të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Maqedonia, ndërkaq, shpreson se çështja për emrin do të zgjidhet deri në Samitin e BE-së nga i cili pret datë për filimin e negociatave me BE-në, si dhe ftesë për anëtarësim në samitin e korrikut të NATO-s./zhurnal