Dimitrov: Anëtarësimi në NATO sjell stabilitet, ndërsa rruga drejt BE-së është e palëkundur dhe më e gjatë


Turqia është vend i vetëm që çdoherë ka qenë pranë nesh në rrugën tonë drejt qëllimeve euroatlantike dhe ka më shumë përvojë në pritjen nga ne në kontekstin e agjendës evropiane, tha ministri i Punëve të Jashtme në takimin e sotëm të punës me Shoqatën e studentëve të diplomuar nga Turqia e organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup.

“Nëse ka një mik që nga viti 1991 në udhëtimit tonë çdoherë ka qenë pranë nesh, nga pranimi i pavarësisë të atëherë Republikës së Maqedonisë e deri tani në rrugën e qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin në BE dhe NATO, atëherë ajo është Turqia. Turqia është NATO, ndërsa Turqia është vendi i vetëm që ka më shumë përvojë në pritjen në krahasaim nga ne në kontekstin e udhëtimit evropian, në agjendën evropiane, por çdoherë Turqia ka qenë pran nesh”, theksoi Dimitrov.

Duke u kthyer ka momentet kyçe për vendin në dy vitet e kaluara, e potencoi Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe veçanërisht Marrëveshjen e Prespës, me të cilin i është dhënë fund mosmarrëveshjeve shumë dekadësh për emrin me Greqinë dhe na tërhoqi nga pritja e NATO-së dhe BE-së.

“Nevojitej shumë kohë dhe guxim dhe fokus i interesave dhe atë që neve na është e rëndësishme, e jo linjave të kuqe dhe pozitave. Për ne ishte e rëndësishme që ta mbrojmë identitetin e popullit maqedonas, të gjuhës maqedonase, për shkak se frika për parashtesën e emrit të Maqedonisë do të thotë frikë se ajo do të na ndryshojë. Ne praktikisht bëmë kufizimin midis vendeve tona Maqedonia me parashtesën veriore, nga rajoni i Maqedonisë në Greqi që gjendet në pjesën veriore të Greqisë dhe duke e ditur se ka rajon Maqedoni në Bullgarinë fqinje. Kjo i hapi dyert përpara, krijoi kushte për miqësi dhe mirëkuptim dhe një hap që në kushte për miqësi dhe kuptim është edhe një hap që në kushte kur nuk ka shumë lajme të mira, ku nuk ka zgjidhje të problemeve të vjetra, ndërsa ka hapje të reja, nga bota ishte përshëndetur si suksesi më i madh në Evropë në dy vitet e fundit”, tha Dimitrov.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO do të thotë një porosi se vendi është këtu dhe do të jetë këtu në këto kufij, hymë në sistemin e sigurisë kolektive që mbulon një milion njerëz, ndërsa do të thotë parashikim që bart investime. Theksoi se më herët investimet e huaja kanë arritur 624 milionë denarë, ndërsa viti do të jetë viti ekonomik për vendin.

Në lidhje me BE-në, rruga është theksoi, “më e gjatë dhe e palëkundur”.

“Procesi aderues, negociatat janë mjeti më i mirë se si demokracia jonë të bëhet demokratike në të vërtetë dhe se si ekonomia jonë dhe biznesmenët të mund të garojnë me subjektet e tregut evropian. Detyra jonë është që të veprojmë, në Këshillin Evropian më 20 qershor, dhe cilitdo vend anëtar, t’i vijë rëndë që të mos jenë pjesë e vendimit për të filluar negociata aderuese. Ajo, gjithashtu, shumë do të ndikojë, në zhvillimin tonë dhe në lidhje me politikat dhe qasjet deri te fondet evropiane, për shkak se këtu kemi shumë punë që atdheun tonë ta bëjmë më të organizuar, të lirë, dhe të drejtë”, tha Dimitrov.

Marrëdhëniet bilaterale maqedonase-turke ai i vlerësoi si romantike, duke potencuar se ekziston lidhje që i tejkalon politikat aktuale dhe partitë politike, e cila bazohet në historinë e përbashkët dhe ngjashmëritë historike. Ajo është bazë e marrëdhënieve të afërme politike, mirëpo edhe të bashkëpunimit të zhvillimit ekonomik.

Këmbimi ekonomik vitin e kaluar ishte 521 milionë dollarë, ndërsa qëllimi është që të arrijë miliarda dollarë. Paralajmëroi se në maj në vizitë të vendit arrin shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushogllu.