Detajet e marrëveshjes mes LSDM-së dhe VMRO – DPMNE-së


Burime nga LSDM dhe VMRO-DPMNE vërtetojnë se për shumë pika është arritur pajtueshmëri dhe së shpejti pritet që marrëveshje mes dy partive të jetë gati. Analistët presin me këtë të tejkalohen bllokadat në Kuvend dhe procesin reformues të përshpejtohet.

Marrëveshjen politike të cilën e paralajmëroi kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski hëpërhë mbetet i panjohur për opinionin. Por, burime nga partia opozitare dhe LSDM brifojnë për përparim dhe marrëveshje që për një kohë të afërt do të ishte gati, njofton REL.

Organet partiake të VMRO-së mbrëmë vonë vendosën që deputetët e tyre të kthehen në Kuvend.

Burime nga partia qeveritare bëjnë të ditur se është dakorduar, madje pakoja e ligjeve reformuese në jurisprudencë, ligjin për këshillin gjyqësor, ajo që kryetari i KSHZ-së të zgjidhet me propozim të opozitës, ndërsa në ndërkohë të hapet debat edhe për Kodin zgjedhor, financimin e partive nga buxheti i shtetit, transmeton Medial.mk.

Të njëjtat burime pohojnë se në kuadër të dialogut politik, grupet e punës nga dyja partitë kanë punuar rreth harmonizimit edhe të ligjit për ndjekjen e komunikimeve dhe fishkëllyesit.

“Ne do të kërkojmë edhe garanci me shkrim që ajo për të cilën jemi marrë vesh të përmbushet”, thonë në VMRO-DPMNE.

Nga LSDM, madje lidhur me paralajmërimin e VMRO-së në Kuvend kanë thënë se gjatë gjithë kohës kanë rikujtuar në atë, “se bllokada e Kuvendit nuk është në interes të shtetit dhe qytetarëve”.