Deskoska: Propozuam të punësuarit në PSP të transferohen në PP republikane


Фото: Б. Грданоски

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në një deklaratë për MIA-n thotë se gjatë kohës së bisedimeve për Ligjin e prokurorisë publike është propozuar që të punësuarit në PSP të transferohen në Prokurorinë Publike republikane.

“Gjatë bisedimeve për Ligjin e prokurorisë publike i kemi parasysh të punësuarit në Prokurorinë Speciale Publike dhe kemi biseduar për statusin e tyre. Propozimi ynë ishte që këto persona të transferohen në Prokurorinë Publike republikane, ndërsa prokurori publik të mundet mëtjutje t’i sistemojë në pajtim me nevojat dhe sistematizimin e Prokurorisë Publike”, thotë ministrja Deskoska lidhur me letrën me kërkesa dërguar nga personeli teknik i PSP-së deri te ambasadorët dhe krerët e shtetit.