Deskoska: Duam zgjidhje por nuk jam optimiste


Фото: Б. Грданоски

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska para takimit të grupeve të punës lidhur me ligjin për prokurori publike theksoi se nuk mund të jetë optimiste duke e ditur se me kë po negocion, por se do të bëjnë gjithçka që të ketë standarde në ligj dhe të dëshmojnë vullnet të mirë aty ku ka hapësirë.

Deskoska tha se kanë vullnet që të bëjnë lëshim deri në masë ku do të jenë në kuadër të standardeve evropiane dhe se jashtë kësaj nuk do të lëshojnë pe.

“Kemi shumë dallime kurciale, për procedura për mekanizma mbrojtës, emërimi i prokurorit në krye të prokurorisë së re, më pas nëse do të ketë prokurori të re – ekziston dallim dhe së treti kalimi i rasteve, udhëheqja e rasteve, do të thotë të bëhet kornizë ligjore nëse tashmë e kemi pezulluar Ligjin për PSP-në, duhet ato gjëra të rregullohen ligjërisht me qëllim që të mos ketë dyshime”, tha Deskoska.

Takimi i sotëm i grupeve të punës për ligjin për prokurorinë publike është i pari pas takimit të liderëve të Zaevit dhe Mickoskit i cili u mbajt në fillim të këtij muaji dhe prej të cilit nuk doli asnjë zgjidhje.