Dëshmitari Aleksovski, demanton akuzën e Prokurorisë në rastin “Sazdovski”


Rrahja e të ndjerit Nikolla Sazdovski, nuk ka zgjatur më tepër një se minutë dhe veprimet (goditjet) e të akuzuarve kanë ndaluar në kohën kur ai ka rënë në tokë, raporton gazeta KOHA. Në rrëfimin e tij para trupit gjyqësor, dëshmitari Mile Aleksovski, i cili ditën e kobshme të 29 qershorit të këtij viti kishte qëndruar dy-tre metra nga ngjarja ku ishte sulmuar dhe rrahur i ndjeri Sazdovski, tha se gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë dhe se goditjen ndaj të ndjerit kishin filluar pasi tashmë të akuzuarit i kishin lypur letërnjoftimi apo cigare (aq sa i kujtohej).