Deri tani 990 fletëparaqitje për votim nga diaspora, më shumë në Bern dhe Londër


Githsej 990 fletëparaqitje prej qytetarëve për votim në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit janë dorëzuar deri sot në orën 13 përmes ueb aplikimit www.dijapsora.sec.mk te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Prej tyre, 965 janë pranuar, 23 janë refuzuar, ndërsa të tjerët janë në përpunim. Numri më i madh i fletëparaqitjeve për votim janë dorëzuar në Bern – 83, në Londër – 77, në Toronto – 60, Lubjanë – 62, Vjenë – 57 dhe Kanbera – 42.

Lidhur me të dhënat nga kontrolli publik i listës zgjedhore, theksohet në kumtesën e KSHZ-së, në përfundim me ditën e djeshme gjithsej 2.179 qytetarë kanë kryer kontroll publik në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së. Prej tyre, numri më i madh i qytetarëve kontrolle kanë kryer në Manastir – 337, Strumicë – 200, në Radovish 140 dhe në Prilep – 129.