Deputeti Kovaçeski dha dorëheqje, në vend të tij vjen Ibraimovski


Deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçeski dorëzoi dorëheqje te kryetari i Kuvendi, Talat Xhaferi për shkak se ai do të bëhet drejtor i kompanisë REK “Manastir”. Deputeti Kovaçevski për sot paralajmëroi konferencë për shtyp që ta arsyetojë dorëheqjen e tij nga funksioni i deputetit, njofton Portalb.mk.

Vasko Kovaçeski është deputet nga lista e LSDM-së nga njësia e pesë zgjedhore, ndërsa në vendin e tij do të vijë ministri i deritanishëm pa resor, Samka Ibraimovski.

Ministri Ibraimovski i angazhuar për implementimin e strategjisë nacionale për përmirësimin e gjendjes së romëve, sot deklaroi se pranon të jetë deputet dhe tha se do ta lëshojë pozitën si ministër dhe do të jep deklaratë para Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Në Kuvend, i zbrazët është vendi i deputetit Stevo Pendarovski, i cili u bë koordinator nacional për NATO-n.